Zëri juaj
për Fierin.
Një hapësirë digjitale për informacion, komunikim dhe pjesëmarrje qytetare në Bashkinë Fier — sepse çdo qytetar meriton të informohet, të shprehë mendimin dhe të dëgjohet.
Pse ky projekt?
Digjitalizimi duhet
të përfshijë të gjithë
Të fuqizojë qeverisjen lokale gjithëpërfshirëse, transparente dhe me pjesëmarrje në Bashkinë Fier — duke rritur aksesin dhe aftësitë digjitale dhe duke krijuar mundësi konkrete që qytetarët, veçanërisht të rinjtë, gratë, të moshuarit, komuniteti Rom, personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera vulnerabël, të kenë akses në shërbimet publike dhe të përfshihen në proceset e vendimmarrjes lokale.
Digjitalizimi i shërbimeve publike ka ndryshuar mënyrën se si qytetarët komunikojnë me institucionet dhe marrin shërbime. Megjithatë, jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi për të përfituar nga këto zhvillime.
Në zonat rurale, të moshuarit, gratë dhe qytetarët me aftësi të kufizuara digjitale shpesh hasin vështirësi në përdorimin e shërbimeve online, plotësimin e aplikimeve elektronike, gjetjen e informacionit të saktë apo komunikimin me institucionet. Në të njëjtën kohë, këto grupe janë shpesh më pak të përfaqësuara në konsultimet publike dhe proceset e vendimmarrjes vendore.
Projekti synon të zvogëlojë këtë hendek duke kombinuar aftësimin digjital, aksesin në shërbime, edukimin qytetar dhe pjesëmarrjen komunitare.
- Të rinjtë motor i ndryshimit në komunitet
- Gratë zë më i fortë në vendimmarrje
- Të moshuarit mbështetje praktike për teknologjinë
- Komuniteti Rom përfshirje e barabartë në jetën lokale
- Personat me aftësi të kufizuara akses pa pengesa në shërbime
- Zonat rurale akses i barabartë në informacion
Si funksionon projekti?
Projekti
në 5 hapa
Një rrugëtim nga aftësimi i të rinjve, te mbështetja e qytetarëve, pjesëmarrja, konsultimi dhe ndikimi në vendimmarrje.
-
Hapi 1 — Të rinjtë në shërbim të komunitetit
Digital Youth Volunteers Corps
Do të përzgjidhen 20 të rinj vullnetarë, të cilët do të trajnohen për 3 ditë mbi qeverisjen lokale, shërbimet elektronike, media literacy, komunikimin digjital dhe angazhimin komunitar. Më pas ata do të ofrojnë mbështetje digjitale në komunitet, veçanërisht për të moshuarit dhe grupet vulnerabël.
Rezultati20 të rinj të trajnuar dhe certifikuar — të paktën 50% vajza — dhe mbi 500 qytetarë të mbështetur për aksesimin e shërbimeve publike online. -
Hapi 2 — Askush të mos mbetet pas
Aftësi digjitale për komunitetin
Do të zhvillohen 8 trajnime për 120 qytetarë vulnerabël, përfshirë gra, të moshuar, komunitetin Rom, persona me aftësi të kufizuara dhe të rinj të papunë. Krahas trajnimeve do të përgatiten udhëzues të thjeshtë, materiale me piktograma, postera me QR Code dhe materiale mbi sigurinë digjitale.
Rezultati120 qytetarë përmirësojnë aftësitë digjitale dhe media literacy — me objektivin që 85% të përdorin në mënyrë të pavarur shërbimet e e-qeverisjes. -
Hapi 3 — Teknologjia më pranë qytetarit
Community Digital Hubs
Do të krijohen 4 Community Digital Hubs, të pajisura me kompjuterë, internet, printer dhe materiale informative — pika konkrete aksesi dhe mbështetjeje për qytetarët.
Rezultati4 qendra digjitale funksionale dhe të aksesueshme për komunitetin, veçanërisht në zonat rurale. -
Hapi 4 — Zëri digjital i qytetarëve
fierinfo.com
Platforma fierinfo.com do të riaktivizohet si një instrument për pjesëmarrjen qytetare, ku qytetarët mund të paraqesin problemet, prioritetet dhe rekomandimet e tyre. Paralelisht do të organizohen 9 konsultime komunitare, të lidhura edhe me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje.
RezultatiSynohet përfshirja e 5,000–10,000 qytetarëve përmes platformës dhe aktiviteteve informuese, ndërsa rreth 200 qytetarë marrin pjesë drejtpërdrejt në konsultimet komunitare. -
Hapi 5 — Nga zëri i qytetarëve te vendimmarrja
Raport, advokim dhe angazhim konkret
Të dhënat e mbledhura nga platforma dhe konsultimet do të analizohen për të përgatitur një Raport Monitorimi të Nevojave të Komunitetit, me rekomandime konkrete për qeverisjen lokale dhe buxhetimin me pjesëmarrje. Projekti do të përmbyllet me një Konferencë Advokimi, ku synohet miratimi i një Citizen Engagement Charter — Karta e Angazhimit Qytetar.
Rezultati1 raport monitorimi me rekomandime konkrete dhe një konferencë finale me të paktën 60 pjesëmarrës — ku synohen minimumi 2 angazhime konkrete nga Bashkia.
Mesazhi i përgjithshëm
FIERINFO.COM
Çfarë do të mund
të bëni në platformë?
Platforma riaktivizohet si një instrument për pjesëmarrjen qytetare — një mënyrë e thjeshtë për të shprehur mendimin tuaj mbi problemet dhe prioritetet e komunitetit, nga lagjja te njësia administrative.
-
01
Informohuni
Mbi çështje dhe procese të rëndësishme lokale.
-
02
Merrni pjesë në sondazhe
Sondazhe dhe pyetësorë online për çështjet e komunitetit.
-
03
Raportoni problematika
Identifikoni dhe raportoni problematika të komunitetit tuaj.
-
04
Propozoni prioritete
Për lagjen, fshatin apo njësinë tuaj administrative.
-
05
Jepni mendim
Mbi shërbimet dhe investimet vendore.
-
06
Përfshihuni
Informohuni mbi mundësitë për konsultime dhe pjesëmarrje qytetare.
Buxhetimi vendor
Zëri i qytetarëve
në buxhetin vendor
Përmes takimeve komunitare, fokus grupeve dhe konsultimeve në fierinfo.com do të mblidhen mendimet e qytetarëve për fushat kryesore të buxhetit vendor — që zëri i grave, të rinjve dhe banorëve të zonave rurale të reflektohet më mirë në planifikimin dhe vendimmarrjen vendore.
Raport Monitorimi i Nevojave të Komunitetit
Të dhënat nga platforma dhe konsultimet do të analizohen dhe përmblidhen në një raport me rekomandime konkrete për qeverisjen lokale dhe buxhetimin me pjesëmarrje — i cili do t'i prezantohet Bashkisë Fier, Këshillit Bashkiak dhe aktorëve të tjerë lokalë në një Konferencë Advokimi.
Çfarë synojmë të ndryshojmë?
Në përfundim
të projektit
- Qytetarë me aftësi më të mira digjitale
- Më shumë gra dhe të rinj të përfshirë në proceset lokale
- Komunitete rurale me akses më të mirë në informacion dhe shërbime
- Një mekanizëm i qëndrueshëm online për konsultimin e qytetarëve
- Prioritete komunitare të dokumentuara dhe të adresuara drejt vendimmarrësve
- Dialog i vazhdueshëm ndërmjet qytetarëve dhe qeverisjes vendore
Qeverisja gjithëpërfshirëse fillon kur çdo qytetar ka mundësinë të informohet, të shprehë mendimin dhe të dëgjohet.
fierinfo.com nuk është vetëm një website projekti — është konceptuar si një mekanizëm afatgjatë për të dëgjuar zërin e qytetarëve të Fierit: për sondazhe, konsultime, identifikimin e problematikave lokale dhe monitorimin e çështjeve që ndikojnë në jetën e komunitetit, edhe pas përfundimit të projektit.
Partnerë & mbështetës